MENU
klinika

U mbaron kontrata

Sa shumë yje mund të merren falas që sot!

30.06.2022 - 13:20

30 qershori është një datë e veçantë për tregun e transferimeve, këtë të enjte në mesnatë i përfundon kontrata shumë yjeve të futbollit evropian.

Një pjesë e mirë e tyre largohen falas, ndërsa një pjesë tjetër i përfundojnë kontratat e huazimit, si në rastin e Alvaro Moratas të cilin e përshëndeti edhe Juventus.

E përditshmja spanjolle AS i ka kushtuar faqen e parë pikërisht këtyre yjeve: “Skadenca” luksi, shkruan As duke sjell një listë me lojtarët që largohen falas. Paul Pogba largohet nga Man.United, mesfushori francez pritet të transferohet te Juventus.

Paulo Dybala, argjentinasi largohet pa asnjë qindarkë nga Juventus ndërsa destinacioni i tij i radhës pritet të jetë Milano. Angel Di Maria largohet nga PSG, sipas të gjithë gjasave do të vesh fanellën e Juves.

Dembele është në orët e fundit të kontratës me Barcelonën, nëse nuk ka ndonjë surprizë edhe francezi largohet falas. Të njëjtin fat kanë edhe lojtarë si Isco dhe Suarez, të dy largohet falas nga Madridi, spanjolli nga Reali dhe uruguaiani nga Atletico. Në këtë listë bëjnë pjesë edhe lojtarë si Eriksen e Januzaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN