MENU
klinika

"Jo çdo zjarr ka nevojë për helikopterë!"

Sazani në flakë/ Pse nuk po ndërhyhet nga ajri?

06.06.2022 - 11:50

Prej pasdites së djeshme, ishulli i Sazanit ndodhet nën pushtetin e flakëve, ndërsa autoritetet ende nuk e kanë parë të arsyeshme të ndërhyjnë nga ajri. Drejtori i Emergjencave Civile sqaron se të gjithë strukturat janë gatishmëri për të përballuar situatën.

I pyetur se pse nuk po ndërhyhet nga ajri, Çako u shpreh se situata është nën kontroll dhe jo çdo zjarr ka nevojë për helikopterë.

“Është një detyrë e jonë dhe e strukturave të Mbrojtjes Civile që të vazhdojë të mbrohet. Nuk është e thënë se çdo zjarr ka nevojë për helikopter, por ne jemi duke vlerësuar të gjitha mundësitë dhe kapacitetet. Të gjitha mjetet do të jenë në operacione”, u shpreh Çako për News24.

Ai siguroi me tej se të gjitha strukturor janë në këmbë, “ashtu sic kanë qenë edhe më parë. Unë jam në krye të detyrës me të gjitha strukturat qendrore dhe lokale”.

Ndërkohë me herët ministria e Mbrojtjes tha se prej orëve të para të ditës ka rinisur puna për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit, ndersa situata vijon të jetë kritike, pasi flakët përhapen për shkak edhe të erës.

“Është shtuar numri i efektivëve që janë angazhuar në aksionin e shuarjes së zjarrit, me pjesëtarë të Flotiljes Detare në Pashaliman, efektivë të Forcave Speciale, zjarrfikëses së Vlorës dhe vullnetarë. Tymi i krijuar rrezikon qëndrimin në zonë, ndërsa përpjekjet po vijojnë për të mbajtur situatën nën kontroll”, tha ministria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN