MENU
klinika

Flasin kuqezinjtë

Seferi: Një pikë nuk është keq! Gjimshiti: Gabova unë!

06.06.2022 - 23:13

Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Islandën në transfertë. Në një intervistë për “Super Sport”, autori i golit të vetëm për Kombëtaren, Taulant Seferi, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

“E bëra golin dhe mendova t’i marrim tri pikët. Edhe një pikë nuk është keq, sepse e dimë që Shqipëria nuk ka fituar kurrë këtu në Islandë. Tani duhet të mendojmë për Izraelin. Jam i lumtur që e bëra golin e parë për Shqipërinë.

Besoj se kjo është nga puna që kam bërë me klubin dhe që kam marrë vetëbesimin. E kishim menduar që të mbanim hapësira. Në pjesën e dytë nuk bëmë ndeshjen që përgatitëm. Por fokusi duhet të jetë te Izraeli.”

Mbrojtësi Berat Gjimshiti është padyshim një nga liderat e Kombëtares shqiptare. Futbollisti i cili aktivizohet te Atalanta në Serinë A, ishte i pafat në ndeshjen e sotme ndaj Islandës, duke i dhuruar një asist, në golin e barazmit.

“Për mua është rezultat i keq. Në pjesën e dytë bëmë shumë gabime, te goli gabova unë, i kërkoj falje skuadrës. Teknikisht duhet ta kisha hequr topin më mirë. E kishim mundësinë ta fitonim ndeshen. Ishin më agresivë, kemi shumë humbur duele, ata kishin më shumë vetëbesim në pjesën e dytë dhe krijuan më shumë.

E vështirë të thuash pse ndodhin gabime në mbrojte, unë gabova teknikisht, doja ta hiqja topin në aut, e kapa me të brendshme dhe ia dhashë si një asist, duhet të përmirësohemi, për të mos përsëritur gabimet.

Ne që kemi më shumë eksperiencë duhet të ndihmojmë të terët. Ishte e vështirë të ishim më agresiv. Çdo lojtar e ka brenda vetes, që duhet të japë më shumë. Ishim më ngadalë, ata ishin më agresiv.

Ne kishim ardhur me në qëllim ta fitonim ndeshjen, kemi skuadër me cilësi dhe duhet të jemi të vetëdijshëm në atë që duhet të arrijmë. Do ia dalim, nëse nuk i bëjmë ato gabime”, u shpreh Gjimshiti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon