MENU
klinika

Fotot e fundit ngritën dyshime

Semi Jaupaj në një lidhje të re?

07.06.2022 - 10:33

Pas publikimit të këngës në bashkëpunim me Ron Zaitin, Semi Jaupaj ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve se kishte nisur një romancë me këtë të fundit. Asnjëri prej tyre nuk foli për këtë çështje dhe e gjithas mbeti në kuadrin e thashethemeve. Por së fundmi janë publikuar disa foto të dyshes të cilat kanë ringjallur dyshimet. Ata mesa duket po kalojnë kohë me njëri-tjetrin dhe ndodhen në festivalin veror “Unum”. Sic duket nga fotot ata janë mjaft të afërt dhe duket se po e shijojnë momentin.

Kujtojme se Semi ka qenë në një marrëdhënie 8-vjecare me këngëtarin Bojken Lako.

Më herët, në “BBV” ajo pohoi se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se ish-çifti është njohur kur Semi ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. ”Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. Para Big-ut, e pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi Jaupaj.

Raporti mes tyre është diskutuar shpesh, ku ndër të tjera, këngëtarja ka pohuar se nuk ka asnjë shans që ajo të rikthehet me Bojkenin, kjo për vetë faktin se ata kishin plot 8 vite dhe kur i dhanë fund mes tyre ishin të sigurtë për atë që po bënin.

“Kur më pyesin a ka ndonjë shans që unë të rikthehem me Bojkenin, i thoja jo se nga vetë koha që kam kaluar ka qenë shumë. Nuk është se ndenja një vit dhe pastaj të thoja prit se nuk i dihet… Unë kam ndenjur 8 vite”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Faleminderit që je pjesë e jetës time...”

Bora dhe Semi rrëfejnë miqësinë e tyre