MENU
klinika

Ylli shqiptar i futbollit

Serie A e çmendur pas Brojës, e duan 6 klube italiane

18.06.2022 - 13:18

Emrin e Armando Brojës këtë periudhë e gjen thuajse në çdo media italiane, të gjitha kanë nga një skuadër të re që kërkon shërbimet e tij, kjo e lidhur shumë me faktin se nga Edy Reja i pari, ndihmësi i tij, e me radhë, të gjithë reklamojnë potencialin e tij në Serie A.

Sigurisht Broja është një lojtar me shumë potencial, këtë e tregoi me fanellën e Southampton ku realizoi 9 gola në sezonin që sapo u mbyll. Fillimisht në skenë doli Milan, më pas Inter e kështu me radhë, për momentin ekipi që insiston më shumë, të paktën sipas mediave italiane, është Napoli, shpesh e shohin si pasues të Osimhen e shpesh përkrah nigerianit.

Nuk mund të mungonte në këtë diskutim as Lazio e Igli Tares, emri i drejtorit sportiv të ekipit kryeqytetas lidhet në çdo rast kur bëhet fjalë për një futbollist shqiptar. Hartës së ekipeve që kërkojnë shërbimet e tij i janë shtuar edhe emra si Atalanta e Bologna.

E sigurt është se për Brojën, Chelsea mbetet prioritet, skuadër më të cilën rinovoi deri në 2026. Fillimisht mbetet për tu parë se çfarë qëllimi ka trajneri Thomas Tucel i cili kërkon ta shoh në aksion. Gjithnjë sipas mediave italiane, blutë vlerësojnë Brojën me 20-30 milionë euro.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pistë e re për sulmuesin shqiptar

Manaj mbetet “tranzit”, shanse për në La Liga