MENU
klinika

Rama: Do të vijnë 5000 turistë të tjerë

Sezoni turistik, vijnë 1200 vizitorë britanikë përmes portit të Himarës

02.06.2022 - 13:19

1200 vizitorë britanikë kanë mbërritur në vendin tonë përmes portit të Himarës. Këtë e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama duke thënë se do të vijnë edhe 5000 turistë të tjerë për të vizituar bregdetin tonë në javët e para të qershorit.

Temperaturat e larta kanë bërë që të nisë sezoni turistik dhe të huajt nuk hezitojnë që të bëjnë pushime ndonëse nuk kanë ardhur ende muajt më të nxehtë.  Turistët zgjedhin destinacion bregdetin e veriut dhe të jugut për të shijuar disa ditë nën rrezet e diellit.

Sezoni veror është çelur dhe pushuesit shqiptarë e të huaj po i gëzohen më së shumti rrezeve të diellit dhe kaltërsisë mbresëlënëse të Jonit e Adriatikut. Kryesisht ka pushues vendas dhe nga Kosova, ndërsa kanë nisur të vijnë edhe turistët e huaj. Operatorët turistikë kanë thënë se po ndihet mungesa e turistëve nga vendet e lindjes, si ukrainasit dhe bjellorusët që vitet e shkuara popullonin plazhet e jugut që në Maj.