MENU
klinika

Analiza

SHBA dhe Evropa kanë nevojë për një plan të ri për Rusinë!

25.06.2022 - 09:30

Udhëheqësit e G-7, do të mblidhen të dielën në Alpet bavareze.

Tema kryesore e diskutimeve do të jetë lufta më e madhe në Evropë që nga viti 1945 dhe pasojat e saj. Me Rusinë që ende po kryen një ofensivë në Ukrainën lindore, rritja e efektivitetit të sanksioneve ekonomike ndaj Kremlinit duhet të jetë një prioritet urgjent për grupin, i cili përfshin presidentin Biden dhe homologët e tij nga Gjermania, Japonia, Italia, Britania, Kanadaja dhe Franca, gjithashtu si përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Në mënyrë të veçantë, ata duhet të pranojnë se përpjekjet e Evropës për të bllokuar importet e naftës nga Rusia po rezultojnë të paefektshme në afat të shkurtër dhe duhet të ndryshohen.

Pak backgrounfd: Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kanë ndaluar importet e tyre tashmë të vogla të naftës së papërpunuar ruse, një hap relativisht pa ndikim për këto dy kombe të pasura me naftë. Një ndalim i tillë është shumë më i vështirë për 27 anëtarët e Bashkimit Evropian, të cilët marrin 29 për qind të importeve të tyre kolektive të naftës bruto nga Rusia; disa vende janë shumë më të varura se kaq. Anëtarët i paguan kompanisë shtetërore të naftës të Presidentit Vladimir Putin një total prej 108 miliardë dollarësh në vitin 2021, sipas Forumit Ekonomik Botëror. Më 3 qershor, BE miratoi një embargo të naftës së papërpunuar ruse, por ai nuk do të hyjë në fuqi për importet nga deti deri më 5 dhjetor dhe për produktet e tjera të naftës deri më 5 shkurt 2023.

A worker overlooks the low-temperature isomerization unit at the Novokuibyshevsk oil refinery plant, operated by Rosneft PJSC, in Novokuibyshevsk, Samara region, Russia, on Thursday, Dec. 22, 2016. Oil trimmed a second weekly gain as investors weighed rising U.S. inventories against coming coordinated output cuts by OPEC and other producing nations. Photographer: Andrey Rudakov/Bloomberg

Sapo të fillojë kjo, Rusia mund ta gjejë veten përballë një reduktimi të përhershëm të kërkesës për naftën e saj, e cila, në kombinim me sanksione të tjera, do të përkeqësojë kapacitetin e saj prodhues dhe të ardhurat.

Ndërkohë, Evropa nuk ka alternativa të lehta.

Duhet të importojë naftë ruse, ndonëse në vëllime të reduktuara. Vendet e BE kanë paguar rreth 33 miliardë dollarë për naftën e Moskës që kur Putin filloi luftën më 24 shkurt, sipas Qendrës për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër, një organizatë joqeveritare me bazë në Finlandë. Dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha në maj se të ardhurat e Rusisë nga nafta në fakt ishin rritur 50 për qind që nga 1 janari – në 20 miliardë dollarë në muaj. Rusia ka dërguar naftë të papërpunuar në Kinë dhe Indi me çmime të shitjes në vështirësi, por në vëllime më të mëdha. Një pjesë e tij po përpunohet dhe rieksportohet në Evropë.

Prandaj, tani për tani, paratë e naftës po ndihmojnë ekonominë ruse t’i përballojë sanksionet e Perëndimit – rubla në fakt është vlerësuar në krahasim me dollarin që nga pushtimi.

Është urgjente të pakësohet ky fluks parash.

Sekretarja e Thesarit Janet L. Yellen po punon për një plan ku Shtetet e Bashkuara dhe mbështetësit e tjerë të Ukrainës do t’i paguajnë Rusisë jo më shumë se kostoja e prodhimit për naftën e saj, duke përdorur kontrollin perëndimor mbi sigurimin dhe financimin për dërgesat e naftës ruse. Nafta ruse do të qarkullonte ende në tregjet botërore, duke ndihmuar ekonominë globale, por Rusia do të merrte më pak para për të.

Mençuria e këtij propozimi është se synon atë që ka më shumë rëndësi – që nuk është rrjedha e naftës së papërpunuar nga Rusia, por rrjedha e monedhës së fortë në drejtim të kundërt.

Bindja e G-7 për ta mbështetur atë është një nga mënyrat më të mira me të cilat Biden mund ta ndihmojë Ukrainën tani.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paketa e gjashtë e sanksioneve ndaj Rusisë

A do të përçahet BE në vendimin për embargon e naftës?