MENU
klinika

"Onufri"

Shën Mëria Me Krishtin, shpëtohet

12.06.2022 - 09:29

        Me dimensione 68,5 x 53, x 2 cm, del nga procesi i restaurimit ikona që mendohet t’i përkasë shekullit të XVII, për nga stili edhe pse autori i “Shën Mëria me Krishtin” mbetet anonim.

“Kjo ikonë paraqiste shumë problematika, plasaritje dhe çarje të suportit të drurit, abrasion të pelikulës piktorike, dëmtime dhe mungesë grundi, si dhe depozitime papastërtish të qëndrueshme; dyll, bojëra vaji, parafinë, bloz si dhe oksidim verniku”, bëri të ditur Qendra Kombëtare e Muzeumeve të Beratit në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, të gjitha këto rrezikonin degradimin e veprës për më tepër, duke mos bërë të mundur leximin e qartë dhe të plotë të skenës ikonografike të realizuar me mjeshtëri dhe elegancë nga autori.

Pas ndërhyrjes restauruese u arrit rezultati i dëshiruar, duke parandaluar degradimin dhe duke nxjerrë në dukje ngjyrat e ikonës, freskinë dhe madhështinë e veprës.

Kjo ikonë e parestauruar më parë, i ofrohet tashmë e restauruar publikut të muzeut “Onufri”, duke pasuruar koleksionin e tij të ekspozuar.

Restaurimet dhe mirëmbajtja e ikonave fetare, po merr vëmendje çdo ditë e më shumë. Institucionet përkatëse dhe specialistët për mirëmbajtjen e këtyre ikonave po bëjnë restaurimin e tyre, për t’i bërë ato të denja për të treguar si vlerën, edhe historinë që ato mbartin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

UNESCO

Berati Unik