MENU
klinika

Zbulohet kush ishte shënjestra (EMRI)

Shkodër/ Atentat i dështuar me eksploziv

28.06.2022 - 19:20

Një atentat i dështuar me tritol ka ndodhur sot ne Shkodër. Pakoja e dyshimte e cila u gjet në rrugë rezultoi se ishte lëndë eksploziv dhe ishte vendosur në afërsi të mjetit të Drejtoreshës te Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, Suida Kuka.

Forcat xheniere të ardhura nga Tirana bënë shpërthimin e kontrolluar. Për fat të mirë nuk pati persona të lënduar.

“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, u tha ne njoftimin paraprak te policise.
Suida Kuka u emërua drejtore e Operatorit te Kujdesit Shëndetësores rajoni verior ne maj te ketij viti! Post qe me herët u mbajt nga Astrit Beci!
Ndërsa Suida Kuka per me shume se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të kujdesit shëndetësor.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese