MENU
klinika

Zerimi i taksës, paga deri në 500 mijë...

Shpërthen Braçe: Tallen me gjakun e bujqve, pastaj ne u lypim votën

16.06.2022 - 15:13

Deputeti i PS, Erion Braçe ka ngritur tonet sot në Kuvend bashkë me shqetësimin për importin e grurit nga Serbia, që vjen me një çmim më të lartë nga ai që mund ta blejnë nga kultivuesit në Tërbuf.

“Ai gruri që ka ndenjur 8 muaj në tokë pa asnjë lloj subvencionimi nga qeveria dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë për kg. 4, 5, 6 7 lekë me humbje. Çfarë ti them kultivuesit atje? Importohet grurë me 345 euro toni e del me kosto 51 lekë. E shikoni diferencën apo jo?

Po si ka mundësi që nuk dëgjon asnjë njeri e nuk reflekton për këtë fakt? I doni ata njerëzit që mos e punojnë më tokën të shkojnë të punojnë në Sicili e Katania si skllevër atje?”, tha Braçe.

Ndërkohë, deputeti socialist Braçe i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama që lajmëroi se brenda pak ditësh do të propozohet zerimi i taksës për pagat deri në 500 mijë lekë të vjetra.

Braçe tha se ky propozim vjen vetëm 5 muaj pasi është diskutuar dhe miratuar paketa fiskale që e zeroi taksën për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra.

“U gëzova që dëgjova që do zerohet tatimi për pagat deri në 500 mijë lekë, por një pyetje kam: A ka vlerë fjala në këtë parlament? Se jemi vetëm 5 muaj nga diskutimi i paketës fiskale ku u zerua tatimi deri në 40 mijë lekë dhe unë e thashë që është e vonuar e duhet të shkojmë në një trend tjetër. U mohua u kundërshtua u kundërvotua dhe tani vijmë pas 5 muajsh e themi do e bëjmë tatimin zero për 500 mijë lekë? Sinqerisht a ka vlerë fjala këtu?”.

Deputeti socialist vuri theksin dhe tek problemi i bujqve, te cileve sipas tij “maskarenjte qe tallen me gjakun e tyre” nuk u japin para per produktet qe grumbullojne dhe i shajne neper telefona. Ketyre bujqve tha Brace, “ne u lypim voten”.

“Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparent-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij. Është themelore, sepse po ndodh gjëma.

Shteti mos i lere ata njerez atje nen hyqmin e grabitqareve. Tregtaret grabitqare qe kemi qe u kemi dhene para nga buxhet i shtetit per te ndertuar kapacitetet magazinuese e tani talleni me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut. Ky eshte problemi. Nga 32 leke kg shalqini dje e pashe vet ne 24 leke per kg, po cfare ndodh more brenda nje dite? Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe qe ju thojne po pse …s’po e them fjalen …do u japim ne para? E keta janë bujqit, që na votojnë ne. E kerkojme e lypim voten ne tek ta”, tha Braçe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Dështuam të thyenim barrierat për hapjen e tregjeve!"

Braçe kritika qeverisë: Duhet ndarë mendja o me fshatarët, o me…

Kritika ndaj Bordit të Transparencës së karburanteve

Si caktohen çmimet, a po ‘shpërfillet’ bursa?