MENU
klinika

Familjarët: Hera e pestë që ndodh

Shpërthim në Durrës, i vendoset eksploziv biznesit

19.06.2022 - 08:00

Shpërthim në pjesën e jashtme të një biznesi në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A., 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K., 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit SH.A. dhe D.K.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

Shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi në derën e dyqanit të 58-vjeçarit Shaban Aga në zonën e Kënetës. Familjarët janë shprehur të tronditur për ngjarjen, teksa kanë thënë se është e përsëritur.

“Na hodhën tritol, na tmerruan. Është e pesta herë që na ndodh”, janë shprehur familjarët.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesi të sotëm, teksa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia thotë se ka identifikuar autorin, shtetasin me iniciale D.K.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes shtetasit SH.A dhe D.K.