MENU
klinika

Eliminatoret e Evropianit

Shpresa shmang humbjen me Kosovën, e mbyll e parafundit

13.06.2022 - 21:32

Ekipi kombëtar U-21 i mbylli eliminatoret e Evropianit në mënyrë jo të mirë. Pesë humbje dhe një barazim radhazi, i fundit sonte në Elbasan 1-1 ndaj Kosovës dhe Shpresa e mbyll e parafundit, duke lënë pas vetëm Andorrën.

Golin për dardanët 21-vjecarë e shënoi Krasniqi në minutën e 32-të. Ndërsa në limite për kuqezinjtë barazoi Ruci, kur më parë Ismajgeci humbi një penallti. Kosova U-21 e mbyll para Shpresës, duke e mposhtur dy herë ekipin e drejtuar nga Alban Bushi.

Edhe pse në përbërje me talentë se Muci, Ismajlgeci, Karrica e shumë të tjerë, kuqezinjtë 21-vjecarë zhgënjyen totalisht këtë edicion, duke mundur dy herë Andorrën dhe njëherë Slloveninë në Elbasan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN