MENU
klinika

Liga e Kombeve

Shqipëria e nis nga Islanda, asnjë pikë e marrë në ishull

06.06.2022 - 12:45

Shqipëria nis sot në mbrëmje rrugëtimin në Ligën e Kombeve, teksa do të përballet me Islandën në orën 20:45. Një rrugëtim që mund t’i sjellë Kombëtares përfitime të mëdha në lidhje me kualifikimin në Europian.

Por nisja do të bëhet në një tokë të vështirë, siç është ajo e Islandës, që po t’u hedhim një sy precedentëve, do të shohim që Shqipëria nuk ka arritur të dalë ndonjëherë as edhe me një barazim nga ishulli.

Një tjetër e veçantë është pjesa e orarit, ku lojtarëve do t’u duhet të flenë kur jashtë është ditë, edhe pse Kombëtarja ka që në datën 4 që ndodhet në Reikjavik.

Fakti tjetër është gjendja e islandezëve, që shkëlqimi u ka rënë në krahasim me disa vite më parë, kur shkonin deri në çerekfinale të Europianit dhe pjesëmarrës në Botëror, kjo do të shoqërohet edhe më një numër të ulët tifozët vendës që mund të arrijë deri në 3 mijë, shumë më pak nga ndeshja e tre viteve më parë, kur stadiumi ishte plot dhe mbushej me 10 mijë islandezë.

Një armë më shumë kjo për kuqezinjtë, që kanë gjetur aty një ambient të qetë dhe madje edhe një kuzhinier nga Tepelena në hotelin ku po qëndrojnë, kjo për shkak se në Islandë jetojnë afërsisht dikur te 2 mijë shqiptarë dhe do të ketë edhe një mbështetje për t’u vlerësuar në stadium kur të luhet ndeshja.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon