MENU
klinika

Ndryshimet e reja të Instagramit

Si do të verifikohet mosha e adoleshentëve?

26.06.2022 - 09:40

Instagrami është duke testuar mënyra të reja për adoleshentët me qëllim verifikimin e moshës së tyre dhe respektimin e rregullave të platformës. Aplikacioni, në pronësi të Meta-s po eksploron përmes videove- selfie duke përdorur softwer-et që analizojnë fytyrën, si një metodë të re që mund të identifikojë moshën e saktë të përdoruesit.

Kjo nevojë lindi pasi u vu re që shumë të mitur modifikonin datën e lindjes dhe editonin fotot për t’u dukur mbi 18-vjeç, por tani adoleshentëve në Amerikë do t’ju duhet të kalojnë të paktën 3 mënyra për të verifikuar moshën e tyre të vërtetë: 1- përmes ngarkimit të kartës së identitetit, të pyesin 3 të rritur për të dalë garant për ta ose përmes një videoje-selfie që bën analizën e tiparave.

Meta shpreson se këto metoda do t’i ndihmojnë adoleshentët të kenë një “përvojë të përshtatshme për moshën” në Instagram si dhe të mbrojë të miturit nga gjithçka ndodh në rrjete sociale.

Instagrami edhe më herët është përballur me kritika që lidhen me adoleshentët dhe sigurinë e tyre në platformë.

“Platformat gjigante duhet ta lënë pas sjelljen “bëj sikur nuk sheh” pasi kjo ka vënë në rrezik me miliona fëmijë. As mosha e saktë e përdoruesit nuk mjafton.”- janë shprehur përfaqësus të organizatave në mbrojtje të fëmijëve në mjedisin dixhital.

Prindërve të përdoruesëve adolëshent tani u është dhënë mundësia të monitorojnë hap pas hapi eksperiencën e fëmijëve në Instagram. Duke nisur që nga fillimi i këtij muaji, ata mund të shohin me detaje çfarë kanë bërë fëmijët e tyre gjatë kohës që kanë qëndruar në Instagram ose mund të limitojnë hapësirën e tyre online.

Burimi: BBC

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Skandalet me publikimin e të dhënave dhe jo vetëm…

Dështimet më të madha teknologjike të vitit 2021