MENU
klinika

DETAJET

Si e zbuloi policia “fabrikën” e armëve në Tiranë

16.06.2022 - 13:50

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “heshtja”, finalizuar së fundmi nga policia e Tiranës, ku u gjet një banesë ku modifikoheshin armë të ndryshme.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se hetuesit kanë mbajtur nën vëzhgim, Dorian Kalon pasi dyshonin se merrej me aktivitet kriminal. Pas ndjekjes mësohet se policia ka rënë në gjurmët e punishtes ku modifikoheshin armët në banesën e Elvis Bakallit 30-vjeç në Kodër-Mëzez në Tiranë. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në këtë ambient janë gjetur duke punuar shtetasit Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të cilët u arrestuan në flagrancë. Të gjitha aksesorët për modifikimin e armëve dhe silenciatorëve ne depon e zbuluar në Kodër-Mëzez, vinin në rrugë ilegale, nga jashtë vendit.

Kujtojmë se emri i Dorian Kalos ka dalë nga dëshmia e një bashkëpunëtori të drejtësisë Enver Jamakut, që e ka përmendur pikërisht si një nga personat që ka bazë për modifikimin e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar dhe duke i ndërruar pjesët. Dëshmia e tij specifikonte se armët e prodhuara dhe modifikuara, Dorian Kalo dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale që Jamaku përmend, i shisnin armët me porosi tek grupe të tjera kriminale, që më pas i përdornin në krime kundër jetës.