MENU
klinika

Nations League

Spanjë-Portugali pa fitues, barazim mes rivalëve të Shqipërisë

02.06.2022 - 22:44

Spanja dhe Portugalia kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e parë në grup në Ligën e Kombeve. Një sfidë me ritëm, por nuk pati fitues për 90 minuta, me miqtë që duken më të fituar me këtë rezultat për nga mënyra si shkoi sfida.

Dueli u zhbllokua nga Alvarao Morata në pjesën e parë. Rafael Leao humbi dy mundësi të mira për kombëtaren luzitane, që evitoi humbjen falë golit të Hortës tetë minuta përpara fundit, me sulmuesin e Bragës që erdhi nga stoli.

Në ndeshjet e tjera të Ligës së Kombeve u dhanë këto rezultate: Ceki-Zvicër 2-1, Slloveni-Suedi 0-2, Serbi-Norvegji 0-1, Irlandë e Veriut-Greqi 0-1. Por ajo që spikat është barazimi 2-2 tek Izrael-Islandë, dy rivalët e grupit ku ndodhet edhe Shqipëria, rezultat që është në leverdinë e kuqezinjve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon