MENU
klinika

Ndeshja me Izraelin në “Air Albania”

Stadiumi gati plot, ja sa tifozë priten sonte

10.06.2022 - 11:40

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve përballë Izraelit, kundërshtar që vjen për herë të tretë në tokën shqiptare. Ndeshja do të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania” dhe mesa mësohet deri tani janë shitur rreth 12 mijë e 500 bileta.

Ndërkohë që sot pritet që të ketë edhe një vrull tjetër dhe numri i tifozëve mund të arrijë deri në 16 mijë deri në orarin e ndeshjes. Për sa u përket çmimeve, bileta më e lirë mund të gjendet me çmimin 750 lekë të rinj që janë sektorët mbrapa portave.

Ndërsa pjesa përballë tribunës ka bileta që kushtojnë 2 mijë dhe 3 mijë lekë të rinj, ndërsa te pjesa e tribunës kryesore çmimi është 10 mijë lek të rinj. Rekordin stadiumi e ka në ndeshjen inaguruese ndaj Francës, i mbushur në kapacitetin maksimal, 22 mijë.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon