MENU
klinika

"Nuk duhet të heqim dorë..."

Stoltenberg: Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite

19.06.2022 - 09:28

Lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjasë me vite, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për një gazetë gjermane, duke shtuar se furnizimi me armatime më të fundit për trupat ukrainase do të rriste mundësinë e çlirimit të rajonit të Donbasit nga kontrolli rus.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se mund të duhen vite. Nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, citohet të ketë thënë Stoltenberg për Bild am Sonntag.

“(Kjo duhet të vazhdojë) Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”.

Një samit i NATO-s në Madrid në fund të këtij muaji pritet të nxjerrë një dakordim për një paketë ndihme për Ukrainën që do të ndihmojë vendin në kalimin nga armatimet e vjetra të epokës sovjetike në pajisjet standarde të NATO-s, tha Stoltenberg në fillim të kësaj jave.

Ukraina u zotua të shtunën se “do të mbizotërojë” kundër Moskës, ndërsa lufton kundër sulmeve ruse pranë një qyteti kyç lindor dhe shumë vende u vunë nën sulm me predha dhe raketa.

Forcat ruse u mundën në një përpjekje për të sulmuar kryeqytetin e Ukrainës Kiev në mars. Rusia që atëherë është ripërqendruar në rajonin e Donbasit në pjesën lindore të Ukrainës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Problemet e brendshme të aleancës

Armiku më i madh i NATO-s është vetja…

Krijimi, zgjerimi, kërcënimet

70-vjetori i NATO-s dhe sfidat e aleancës