MENU
klinika

Të ardhurat për refugjatët

Topi i finales së Champions 2022 shitet në ankand

20.06.2022 - 18:46

Topi i përdorur në finalen e Champions League, mes Liverpool dhe Real Madrid, është shitur ditën e sotme në një ankand për shumën e 24 mijë paundëve.

Kjo shumë do të shkojë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Ankandi është zhvilluar qëllimisht sot, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.

Në topin e finales së Champions League është e shkruar edhe fjala “paqe” në rusisht e në gjuhën ukrainase. Topi u përdor vetëm në fillim të ndeshjes dhe u zëvendësua menjëherë. Drejtori i ndeshjes i lëshoi edhe një certifikatë autenticiteti në ato momente.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN