MENU
klinika

Çavusoglu kërkon goditjen e organizatës “Feto”

Turqia mbështet Kosovën në NATO!

19.06.2022 - 16:48

Turqia mbështet plotësisht sovranitetin e Kosovës . Ky ishte mesazhi që përcolli ministri i jashtëm turk, Mevlut Çaushoglu gjatë vizitës së tij në Prishtinë, duke nënvizuar se Ankaraja e përkrah Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Komentet, ministri i jashtëm turk i bëri gjatë konferencës për shtyp me homologen Donika Gërvalla, ndërsa nënshkruan një marrëveshje për rritjen e fluturimeve mes dy vendeve.

“E mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës si dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës e integrimin e saj në organizata ndërkombëtare. E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në instanca si organizata euroatlantike. Është i qartë kontributi i kësaj marrëveshje, ngase vitin e kaluar është rritur për 53 përqind tregtia mes dy vendeve, eksporti prej Turqisë në Kosovë është dyfishuar.”

Kryediplomati turk ka shprehur gjithashtu shqetësimin në lidhje me praninë në Kosovë të organizatës “Feto” të klerikut Fet’hullah Gylen, të cilën Ankaraja e akuzon për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi.

“Organizata e FETO-s po tenton të helmojë raportet tona. Strategjinë e ngjashme të cilën e ka zbatuar në vendin tonë është duke e zbatuar në Kosovë, jemi duke e vrenjtur, me një anë shikojnë t’i helmojnë të rinjtë dhe investojnë në media, janë duke i shtuar investimet dhe në anën tjetër shikojnë të infiltrohen në institucionet shtetërore, ashtu siç kanë bërë në Turqi dhe vendet tjera. Për këtë arsye është shqetësuese t’i shohim këtu edhe e dimë që janë të rrezikshëm për të ardhmen”

Ministri turk Cavusoglu është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.