11.06.2022 - 08:03
Zbardhet identiteti i 67-vjeçarit që u gjet i vrarë sot në një serë në Mbrostar Ura të Fierit.
Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Petraq Gjika, i cili dyshohet se është vrarë me thikë. Ai u gjet i pajetë në serën ku punonte si roje.
NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.