MENU
klinika

Gjysmëfinalja e play-off

Ukraina triumfon në Skoci, një hap larg Botërorit

01.06.2022 - 22:37

Pas gati shtatë muajsh kombëtarja e Ukrainës ka zbritur në fushën e lojës dhe ka treguar vlerat e saj, pavarësisht luftës që po zhvillohet me Rusinë. Ukraina fitoi 1-3 në Skoci në gjysmëfinalen e play-off të Botërorit dhe tani do të ndeshet me Uellsin për të siguruar Katar 2022.

Kapiteni Yarmolenko shënoi në minutën e 33-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 0-1. Me të nisur e dyta, miqtë shënojnë edhe të dytin. Kësaj here është Yaremchuk që realizon.

Gjithsesi, vendasit futen në lojë në minutën e 79-të me anë të McGregor. Pavarësisht përpjekjeve të skocezëve, ndeshja mbyllet 1-3, pasi ne fund shenon Dovbyk. Pas tri ditësh Ukraina do të sfidojë Uellsin për të mësuar biletën e fundit të Botërorit nga Evropa.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


FIFA u vjen në ndihmë trajnerëve

Dy ndryshime në rregullore për Katar 2022