MENU
klinika

Mbrojtësi kuqezi në merkato

Vetëm një vit në Romë, Lazio nxjerr në shitje Hysajn

11.06.2022 - 19:42

Ka provuar 3 ekipe në Serie A, por duket se Elseid Hysaj është gati për një tjetër aventurë. Pas Empolit, Napolit dhe Lazios, mund t’i japë lamtumirën skuadrës kryeqytetase italiane.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Lazio ka vendosur të nxjerrë në treg futbollistin, duke pritur oferta për një lojtar të cilin një vit më parë e siguroi me parametra zero pasi i përfundoi kontrata me Napolin.

Një fitim ekonomik për klubin, por më pak në aspektin sportiv për të dy palët, pasi Hysaj shihej si një investim i rëndësishëm për të ardhmen. Mbetet të mësohet tashmë se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit kuqezi, i cili disa vite më parë kishte oferta edhe nga Anglia, Gjermania e Spanja.

Por me eksperiencën e fundit te Lazio ku nuk dha atë që pritej prej tij dhe ku kishte vazhdimisht probleme me tifozerinë e kësaj skuadre, duket e vështirë që të ketë përsëri oferta nga klube po aq prestigjioze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kishte thirrje edhe për UÇK-në”

Tërbohen serbët: U reklamua në stadium Shqipëria e Madhe