MENU
klinika

“Këngëtare tallavaje”!

Vijon sherri mes Fifit dhe Zhaklinës

25.06.2022 - 11:55

Këngëtarja e njohur, Fifi dhe gazetarja Zhaklin Lekatari janë përplasur me njëra tjetrën së fundmi. Gjithçka nisi pas një postimi të Fifit për të dashurin e saj, Adisin.

“Përtej dashnisë ! S’jemi te parët ne jetët tona, po një gjë e di – ty do të të dedikoj veten . M’fal që nuk jam rujt vetëm për ty, po një gjë e di – për ty do jetoj . Të gjeta çmenduria ime ,dashnia që e kërkova për vite me rradhë. Të dua”, shkruante Fifi më herët.

Më pas, reagoi Zhaklin me anë të një videoje në “story”, ku tha se u zgjua e “neveritur” nga deklaratat e Fifit.

“Mirmëngjes Fifi unë jam Zhaklin Lekatari, jam gazetare dhe sot u zgjova e neveritur nga deklaratat e tua. Mua nuk më intereson shumë se çfarë bën ti në jetën tënde me sa njerëz ke bërë seks, ajo që mua më intereson është që audiencën dhe hapësirën tënde ta përdorësh për mirë, jo ta përdorësh duke i mësuar vajzave të vogla që ato duhet ta ruajnë veten për një person. Nëse ti do ta ruash veten për një person sepse mendon që vlerën ty ta jep ai person, bën mirë ta mbash për vete dhe jo të promovosh budallallëqe të tilla. U zgjova dje në mëngjes me Harry Styles që ndihmonte një ndjekësin e tij që të bënte ‘coming out’, sot zgjohem me Fifin e cila na tregon që duhet ta ruajmë veten për një burrë”, thoshte gazetarja.

Mirëpo, tashmë ka ardhur reagimi i Fifit, e cila ka publikuar një thënie në ‘Instastory’: “Bletët nuk humbasin kohën e tyre duke i shpjeguar mizave se pse nektari është më i mirë se m*ti.”

Jo vetëm kaq pasi edhe Zhaklin ka bërë një reagim.

Ajo e cilëson Fifin si ‘këngëtare tallavaje’ dhe më pas shkruan: “Të puth thagëm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



I pari në botë që kalon këtë shifër

Elon Musk arrin pasuri rekord!

"Si nuk nxorëm ndonjë lekë"

Mc Kresha flet për konfliktin me Babastars

Aktorja i thotë “Po” propozimit për martesë

Fejohen Selena Gomez dhe Benny Blanco!