MENU
klinika

Arsyeja

Vuçiç takohet sot me Miroslav Lajçak

02.06.2022 - 09:59

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të marrë pjesë në Forumin GLOBSEC 2022, i cili do të mbahet në Bratislavë.

Gjatë qëndrimit aty, Vuçiq, do të ketë takime të veçanta me nënkryetaren e Komisionit Evropian  për Marrëdhënie Ndërinstitucionale dhe Parashikime Strategjike, Marosh Shefçoviç.

Përpos kësaj, Vuçiq pritet që sot të takohet edhe me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

I pranishëm pritet të jetë edhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçiq./Lajmi.net/