MENU
klinika

Tenis

Wimbledon me surpriza, eliminohen pretendentë

30.06.2022 - 11:38

Surpriza në ndeshjet e raundit të dytë të grand slam të Wimbledon për femra. Tenistja vendase Emma Raducanu, fituese në fuqi e US Open, u mund 2-0 nga francezja Caroline Garcia.

Lamtumirë i tha këtij turneu edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, ish-numri 1, që u mund 2-0 nga belgia Minnen. Surprizat vijojnë me eliminimin e numrit 2 në botë, estonezes Kontaveit, që u mund 2-0 nga rivalja gjermane Niemier. Pretendentet e tjera, si Sakkari, Pliskova, apo Kerber avancuan më tej.

Te meshkujt nuk ka surpriza. Numri 3 në botë dhe kampioni në fuqi, serbi Novak Djokovic, fitoi 3-0 ndaj australianit Kokkinakis. ndeshje e dominuar nga Djokovic, që avancon pa probleme më tej.

Nuk zhgënjen as spanjolli Carlos Alcaraz, numri 6 në botë, që mundi 3-0 holandezin Griekspoor. Tenisti vendas Andy Murray, ish-numri një në botë, nuk po arrin të jetë më si dikur dhe u eliminua që në raundin e dytë, duke treguar se karriera e tij është në perëndim.