MENU
klinika

E rrallë

Ylli i Liverpool ikën sepse ashtu duan tifozët e tij

04.06.2022 - 15:13

E ardhmja e Sadio Mane duket se është gjithmonë dhe më larg Liverpool-it. Sulmuesi ka lënë të kuptohet në javët e kaluara se kishte ndërmend të largohej nga klubi anglez, për të shkuar, ndoshta, te Bayern-i.

Edhe nga grumbullimi i Senegalit, lojtari nuk e ka mohuar situatën dhe e ka konfirmuar akoma më shumë në përgjigjet që ka dhënë për mediat në konferencë për shtyp. Kur është pyetur nëse e dinte se një numër senegalezësh mes 60 dhe 70 për qind të popullsisë ka dëshirë që të largohet nga Liverpool-i, Mane është përgjigjur:

“Atëherë do të thotë se do të bëjë atë që më sugjerojnë të bëjnë. Shumë shpejt do ta shohim”, ka qenë përgjigjja e sulmuesit. Për futbollistin, siç u tha, flitet për një transferim te Bayern Munich veçanërisht në rast të një lamtumire të Robert Lewandowski-t nga klubi gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon