MENU
klinika

"S’kam konflikte me askënd!"

Zbardhet dëshmia e drejtoreshës që u bë shënjestër e një atentati

29.06.2022 - 12:42

Zbardhet dëshmia e drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër, të cilës iu vendos eksploziv dje në makinë. Ngjarja fatmirësisht u parandalua në kohë. “Nuk kam konflikte me askënd. Nuk e di nga erdhi nga ngjarje. S’kam asnjë shqetësim apo konflikt as në punë”, kështu është shprehur Suida Kuka para oficerëve të policisë, duke mohuar kështu faktin se ka pasur ndonjë konflikt.

BalkanWeb raportoi dje se lënda plasëse ishte vendosur poshtë mjetit ‘Range Rover’ të drejtoreshës, ndërsa ishte mbështjellë me një qese të kroisantëve “Molto”.

Kush është Suida Kuka?
Suida Kuka aktualisht mban postin e Drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, post të cilin e mori në maj të këtij viti.

Ndërsa më herët Suida Kuka për më shumë se 1 vit ishte drejtore e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

NJOFTIMI I POLICISË PER NGJARJEN
“Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka.

Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.