MENU
klinika

Zbulohet “shtëpia e barit”

Në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim

22.06.2022 - 14:03

Një shtëpi bari është zbuluar nga policia në Durrës, ndërsa në pranga është vënë një 23-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Rent” u zbulua në katin e dytë të një pallati, një apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe sekuestruan pajisjet elektrike që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë ditës së sotme, u vu në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili kishte marrë me qira apartamentin, për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

“Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Durrës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

-I. A., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë shpallën në kërkim 23-vjeçarin, pasi nuk u gjet në apartamentin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, te marrë me qira prej këtij shtetasi dhe të shkatërruar nga shërbimet e Policisë të DVP Durrës, më datë 13.12.2021, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent””, thuhet ne njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në apartament u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


6 të arrestuar dhe 8 në kërkim

Zbulohen parcela me kanabis në Shkodër