MENU
klinika

Pas denoncimit nga La Liga

“Zgjohet” UEFA, po heton llogaritë e PSG-së

16.06.2022 - 13:28

“Një kërkesë për informacion në lidhje me llogaritë tuaja”. Kështu titullohet shkresa që ka mbërritur te Paris Saint-Germain nga ekspertët e “Fair Play Financiar” të UEFA-s. Kështu bën të ditur revista sportive franceze “L’Equipe”, e cila shton se kërkesa është paraqitur disa javë më parë.

Rasti i Mbappe – Është një pjesë e re në histori, që e sheh klubin francez kundër Ligës Spanjolle për zgjatjen 3-vjeçare të kontratës së Kylian Mbappé, përballë një oferte nga Real Madridi.

Një marrëveshje e nënshkruar për shifra që sipas La Liga-s nuk do të përputheshin me rregullat e “Fair Play Financiar”, të vendosura nga UEFA dhe që bëri që spanjollët të bënin ankesën. Rinovimi i Mbappe, sipas presidentit të La Liga-s, Javier Tebas, do të ishte i pamundur me humbjet e pësuara nga klubi francez në sezonet e fundit.

Ankesat në La Liga – Sipas raporteve të medias, PSG do të paguajë nga 40 deri në 50 milionë euro në vit vetëm për pagën e lojtarit. Prandaj, llogaritë e PSG-së janë tashmë në shqyrtim nga Komiteti i Kontrollit Financiar të UEFA-s.

Por nuk është vetëm rinovimi i Mbappe që kontestohet nga presidenti i La Liga-s. Edhe transferimi i Erling Haaland te Manchester City ka përfunduar në ankesën e spanjollëve. La Liga, gjithashtu ka paraqitur një ankesë në UEFA kundër klubit anglez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN