27.06.2022 - 10:41
Zjarr në një fasoneri në Vlorë. Ngjarja ndodhi gjatë natës në rrugën Transballkanike.
Gazetari Enrik Mehmeti, duke iu referuar burimeve policore, bene me dije se ka dyshime se zjarri ka qenë i qëllimshëm.
Fatmirësisht nga zjarri ska të lënduar, por vetēm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po vijon hetimet.
NJOFTIMI I POLICISE
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 27.06.2021, rreth orës 03:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka rënë zjarr në disa makineri në brendësi të një fasonerie, në pronësi të shtetases M. R.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.