MENU
klinika

Sazani ende në flakë

Zjarrëfikësit dhe forcat ushtarake në “luftë” me zjarrin

06.06.2022 - 09:45

Situata e zjarreve në ishullin e Sazanit vijon të jetë problematike. Vatra e zjarrit vijon të jetë aktive prej gati 24 orësh tashmë.

Në terren janë angazhuar 80 forca ushtarake, ku mëngjesin e sotëm, mësohet se janë dërguar edhe 39 të tjerë.

Pavarësisht ndërhyrjes, ende nuk është bërë e mundur vendosja nën kontroll e flakëve.

Rreziku më i madh për ata që po shuajnë zjarrin janë municionet e ngelura nga viti 1997 të cilat mund të shpërthejnë.

Mbrëmjen e djeshme në lidhje me situatën e zjarrit reagoi edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Përmes një postimi në facebook, ai thekson se janë izoluar disa prej vatrave më të rrezikshme të zjarrit dhe se ndërhyrja në vatrat e mbetura është e vështirë për shkak të relievit dhe errësirës.

Peleshi shton gjithashtu se ndërhyrja nga ajri do të kryehet nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët.

POSTIMI I PLOTË:

Në këto momente duket se janë izoluar disa nga vatrat më të rrezikshme të zjarrit në Sazan. Trupat e Forcave të Armatosura po punojnë me përkushtim në kushtet kur ndërhyrja në vatrat e mbetura është e vështirë për shkak të relievit dhe të natës.

Sakrifica dhe profesionalizmi i Forcave te Armatosura meriton mirënjohje.

I vlerësoj të gjitha shqetësimet dhe mendimet e shprehura pa teklif, por ne mbështetemi tek ekspertët e fushës që vlerësojnë se teknika më efikase në rastin e zjarrit në ishullin e Sazanin është izolimi i vatrave duke krijuar breza të shpyllëzuar rreth vatrës.

Me të gjithë partnerët tanë dhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile kemi ndërtuar marrëdhënie për të aktivizuar mbështetjen me mjete ajrore shtesë, gjatë stinës së verës, pa humbur kohë nëse do të çmohet e nevojshme nga ekspertët.

Sigurisht prioritet ka mbrojtja e jetës së banorëve dhe më pas e florës e faunës si edhe trashëgimia jonë natyrore e historike.

Fatkeqësisht edhe kjo vere do të jete shume e nxehte . Ne do të jemi përkrah bashkive për të mbështetur përballimin e emergjencave të mundshme. Por kemi nevojë edhe për vullnetarizëm dhe angazhim nga të gjithë për të përballuar së bashke situatat e emergjencave, në vend që t’i ndezim akoma më shumë nga tastiera.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë