MENU
klinika

"Morën flakë depozitat e gazit"

Zjarri në Porto Romano, policia zbardh detaje

18.06.2022 - 10:11

Policia e Durrësit zbardh detaje nga zjarri në pikën e karburantit në Porto Romano.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, ku flaka ka rënë depozitat e gazit.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në Porto Romano, Durrës, ka rrënë zjarr në depozitat e gazit.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, zjarri është fikur. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet vendngjarje ku vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.