MENU
klinika

Mungojnë Real Madrid e PSG

10 klubet që harxhuan më shumë në këtë merkato

23.07.2022 - 17:55

Merkato e verës, edhe për këtë vit, ka dhuruar shumë transferime të bujshme dhe goditje me shifra marramendëse dhe akoma nuk është mbyllur.

Në të pesë kampionatet kryesorë të Europës ka patur lëvizje të rëndësishme dhe e përditshmja AS ka bërë një renditje të klubeve që kanë investuar më shumë në merkaton e verës.

Mes dhjetë skuadrave që kanë shpenzuar më shumë para në këtë merkato të verës bie në sy mungesa e dy ekipeve që kanë qenë gjithmonë protagonistë: Real Madrid dhe PSG.

Renditja e 10 klubeve që kanë shpenzuar më shumë

10.LIVERPOOL (85,80 milionë euro)

9.BORUSSIA DORTMUND (86 milionë euro)

8.JUVENTUS (89,50 milionë euro)

7.CHELSEA (94,20 milionë euro)

6.ARSENAL (97,06 milionë euro)

5.TOTTENHAM (101,90 milionë euro)

4.LEEDS (105,64 milionë euro)

3.MANCHESTER CITY (108,75 milionë euro)

2.BARCELONA (115 milionë euro)

1.BAYERN MUNICH (117,50 milionë euro)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN