MENU
klinika

Piloti çohet në spital

Aksident i frikshëm në startin e Silvestone

03.07.2022 - 16:35

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në startin e Çmimit të Madh të Silvestone në Angli, me protagonist dy pilotët George dhe Zhou Guanyu

Piloti kinez pësoi një goditje të fortë nga mbrapa e cila bëri që makina e tij të humbte kontrollin dhe të “fluturonte” në ajër duke u ndal disa metra më larg e përmbysur.

Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit të cilët menduan më të keqen, por raportimet nga drejtuesit e garës thonë se piloti i “Alfa Romeo”-s ndodhet në gjendje të mirë dhe po transportohet drejt spitalit për të kryer disa kontrolle.