MENU
klinika

Përplasen dy motoçikleta

Aksident me 3 të plagosur në aksin Lezhë-Shkodër

27.07.2022 - 12:01

Një aksident me 3 të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Lezhe-Shkodër. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, me një prej tyre që ka targa të Kroacisë.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit motor dhe drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tjetër.

Menjëherë ka mbërritur policia e Lezhës, e cila po kryen ekspertizën mbi shkaqet e aksident.