MENU
klinika

“Kam rritur çmimet”

Albërije Hadërgjonaj e thotë troç, ja sa kërkon për një dasmë

14.07.2022 - 10:34

Këngëtarët në dasmat shqiptare janë në preferencat e shumë shqiptarëve që organizojnë evente të tillë kudo në botë.

Një ndër këngëtaret që performon në ceremonitë martesore është Albërije Hadërgjonaj, që në një intervistë për “Goca dhe Gra” nuk nguron të thotë sa kërkon për të performuar në një event.

“E dua këtë punë jashtë mase, jam shumë selektive sepse i kam bërë çmimet më të larta. Më vjen keq ta them se ka shumë njerëz që të adhurojnë dhe duan të të kenë.

Unë me orkestrën shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Kam 30 vite që jam lodhur për këtë ditë, tani ka ardhur momenti më pak dasma, çmime më të mira”.

Artistja shprehet se tashmë ka vendosur të punojë më pak dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes.

“Unë pushime të verës nuk kam bërë për shumë vite. Sivjet i kam lënë më pak data se çdo vit të jetës sime, sepse ka ardhur momenti të mos punoj aq shumë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kush është prostituta këtu”!

Albërija ndërpret kontratën me kompaninë e njohur


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure