MENU
klinika

Nuk i ndaloi policisë

Arrestohet në Vlorë i dyshuari për masakrën e Çoles

07.07.2022 - 14:06

Policia ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të masakrës së Çoles, Ani Begaj.

Ai ka qenë duke udhëtuar së bashku me një person tjetër me një automjet në zonën e Lungomare dhe nuk i janë përgjigjur thirres së policisë për të ndaluar, duke u larguar me shpejtësi.

Blutë e Vlorës i janë vënë pas dhe kanë arritur t’i bllokojnë në një rrugicë pa dalje në lagjen Pavarësia.

Brenda Nissan ndodhej i shumëkërkuari për masakrën e Çoles dhe një person tjetër, i cili sipas burimeve për “Panorama” ishte gjithashtu në kërkim. Por identiteti i këtij të fundit nuk dihet ende.

Ani Begaj dhe personi që e shoqëronte në makinë janë vendosur në pranga, ndërsa brenda Nissan janë gjetur dy pistoleta që janë sekuestruar nga policia.

Masakra e Çoles

Në 7 Prill 2015, pas një konflikti të armatosur, mbeten të vdekur Haki Rakipi, Alfred Velaj dhe Albi Limaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj.

Në Tetor 2017, tre anëtarë të familjes Llanaj plagosen në zonën e Transballkanikes, pranë qendrës së Vlorës. Shënjestra ishte Ferdinand Llanaj, vëllai i të dënuarit përjetë asokohe, Aleksandër Llanaj.

Bashkë me Ferdinandin, në këtë atentat plagoset edhe djali i tij 8-vjeçar, si edhe miku i familjes, Dritan Begaj.

Familja e Aleksandër Llanajt prej vitit 1998 ka një histori konfliktesh dhe hakmarrjeje që nisin nga një zinxhir vrasjes në Selenicë.