MENU
klinika

Pjesë e një grupi kriminal që kultivonte droge

Arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim në Spanjë

08.07.2022 - 09:26

Policia e Shtetit ka arrestuar një 45-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane pasi ishte pjesë e një grupi kriminal me qëllim kultivimin e lëndëve narkotike.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Member” u vu në pranga në lagjen “Bishanak” në Fier shtetasi me iniciale A.K.

“Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike” tha policia.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Member”.

Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Fier dhe Interpol Tirana.

Kapet dhe vihet në pranga, në Fier, me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, 45-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

Shërbimet e FAST Albania, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Member”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Bishanak”, Fier, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasi A. K., 45 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit, me vendimin e datës 27.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim kultivimin e bimëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.