MENU
klinika

Atentati me 3 viktima në Fushë Krujë

Artan Hoxha zbërthen mesazhin e autorëve: S’do ketë më tolerim

18.07.2022 - 14:01

Diklen Vata, 30 vjeç, Brilant Martinaj 23-vjeç, kushërinj si dhe shoku i tyre Besmir Hoxha, të tre nga Kurbini, teksa po udhëtonin me një mjet Volksvagen Passat nga Fushë-Kruja në drejtim të Laçit, u ekzekutuan nga një atentat i mirë organizuar.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “ABC Live”, duke folur për këtë ngjarje tha se kemi të bëjmë me autorë jo të thjeshtë pasi nuk tërhiqen derisa e kryejnë deri në fund goditjen e tyre.

Sipas Hoxhës në zonën nga Lezha dhe në drejtim të Fushë Krujës po kryhet një luftë e ashpër mesa organizatave kriminale. Sipas gazetarit masakra e djeshme ishte një sinjal se tashmë nuk ka më asnjë tolerim.

“Nuk do të ketë më kursim dhe tolerim. Fakti që njëri ka dalë jashtë dhe autorët u kthyen, dëshmon për ashpërsinë e betejës që po zhvillohet në atë zonë.” tha Artan Hoxha.

Gazetari Artan Hoxha raportoi se po goditen më së shumti personat që nuk ruhen pavarësisht se emrat e tyre janë të lakuar në disa ngjarje kriminale.

“Kemi të bëjmë me organizata shumë të fuqishme. Disa kanë marrë masa për mbrojtje dhe po goditeshin ata që nuk po ruheshin dhe dilnin nga bazat e tyre. Jenë goditur njerëz që nuk janë larguar.” Tha Hoxha.

Duke u ndalur tek operacioni “Plumbi i Artë”, Hoxha përmendi edhe një nga të kërkuarit, Ervis Martianj, duke thënë se që nga ngjarja e Bllokut, ku mbeti i vrarë një person, Ervis Martinaj po sulmohet në mënyrë permamente.

“Tek Plumbi i Artë. Patëm Ervis Martinajn që nuk u gjet. Që nga ngjarja e Bllokut, Martinaj është sulmuar në mënyrë permamente. Ai ka qenë objektiv në mënyrë permamente. Edhe ai është kundërpërgjigjur në disa raste” tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pse autorët zgjodhën t'i ekzekutonin në një mbikalim

(E PLOTË) Si ndodhi masakra e Fushë-Krujës me 3 viktima