MENU
klinika

Conference League

Atmosferë e zjarrtë në Shkodër, ndalet Vllaznia

21.07.2022 - 23:06

Aventura e skuadrave shqiptare në Evropë ka vijuar me barazime. Vlllaznia nuk shkoi më shumë se një 1-1 ndaj rumunëve të Universitatea Craiova, sfidë e luajtur në “Loro Boriçi”, e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League.

Ishin miqtë ata që shënuan në fundin e pjesës së parë me anë të një penalltie. Por me të nisur e dyta shkodranët barazuan me anë të Ardit Hoxhaj. Pavarësisht se ndeshja ishte e hapur deri në fund, nuk pati më gola. Kualifikimi mbetet i hapur pas një jave në Rumani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN