MENU
klinika

Belinda Balluku dhe Majlinda Dhuka betohen para presidentit

Bajram Begaj dekreton ndryshimet në qeveri pas votimit në Kuvend

28.07.2022 - 18:47

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, Belinda Balluku në postin e zv/kryeministres dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Majlinda Dhukën si Ministër Shteti dhe Kryenegociatore.

Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, Belinda Balluku si dhe Majlinda Dhuka, u betuan para presidentit dhe firmosën dokumentin e betimit.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!

Presidenti Begaj, pasi u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, dhe u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë dhe me përgjegjësi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN