MENU
klinika

Sot Kurban Bajrami

Balla: Dita e solidaritetit ndaj shtresës në nevojë

09.07.2022 - 10:52

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla uron Kurban Bajramin nga Fieri.

Pas vizitës në xhaminë e qytetit, shoqëruar nga kreu i bashkisë së Fierit, Armando Subashi, prefekti i qarkut, deputetë e drejtues institucionesh, Balla është ndalur tek shembulli i mirë që japin qytetarët fierakë dhe xhamia e Fierit, si një vlerë e bashkëjetesës fetare.

Sipas Ballës kjo është dita e solidaritetit ndaj shtresave në nevojë.

Nga xhamia e Fierit dua të uroj të gjithë besimtarët gëzuar festën e Kurban Bajramit. Është një festë shumë e rëndësishme e besimit islam, simboli i të cilës është solidariteti me njerëzit që janë në nevojë. Edhe vëmendja jonë shkon për të gjithë ata që janë më në vështirësi, kjo ditë na kujton se duhet të jemi më shumë të përgjegjshëm për t’iu gjendur më pranë njerëzit që kanë më shumë nevojë dhe kanë nevojë për solidaritet sociale. Këto janë vlerat për të cilët ne luftojmë do ditë, për të mbushur pritshmëritë e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Gëzuar të gjithëve.”, tha Balla.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier