MENU
klinika

Katalanasit, propozim edhe për Dembele

Barça, Bayernit: Pranoni ose refuzoni ofertën për Lewa-n!

02.07.2022 - 16:29

Xavi mbetet i fiksuar pas idesë për të pasur në dispozicion Robert Lewandowskin, po shtyn gjithnjë e më shumë Barcelonën të përpilojë ofertën e duhur për sulmuesin polak. Pengesë mbetet vetëm Bayern Munich, pasi me lojtarin kanë gjetur akordin total prej kohësh.

Së fundmi, drejtuesit e klubit blaugrana kanë bërë dhe një përpjekje të fundit, presidenti Laporta ia ka bërë të qartë Bayern se nuk ofron më shumë se 40 milionë euro, pra tani janë në kushte që duhet të vendosin, të pranojnë ofertën ose jo.

Bayern kërkon 60 milionë euro për Lewandowskin duke bërë që mes kërkesës dhe ofertës të ketë një diferencë jo të vogël. Në të njëjtën kohë, Barcelona po bën një përpjekje të fundit për të bindur Dembele, i cili pas 1 korrikut është lojtar i lirë.

Blugaranët janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re, por me një reduktim të pagës prej 40%. Vështirë që në këto kushte sulmuesi francez të pranojë ofertën e Barcelonës në një kohë kur për të kanë shprehur interesim klube të ndryshme në Premier League, por dhe PSG.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“I shkel syrin” Shqipërisë

De Biasi: “Mos e trajtoni Brojën si fenomen”