MENU
klinika

“Çështjen Salianji PD do e bëjë ndërkombëtare”

Berisha denoncon gjyqtaren që caktoi gjyqin e deputetit

04.07.2022 - 11:38

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot gjyqtaren e gjykatës së Apelit, Edlira Petri, e cila ka caktuar për sot datën e gjyqit të deputetit Ervin Salianji.

Edlira Petri është bashkëshortja e nënkryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, por Berisha në denoncimin sot e ka quajtur ‘Petra Sadushi’ dhe ka kërkuar për të ndjekjen penale.

Berisha duke e quajtur këtë proces jo gjyqësor por politik, ka paralajmëruar se “çështjen Salianji PD do e bëjë një çështje ndërkombëtare e nuk do pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen proceset politike”.

Sali Berisha: Hakmarrja e mafies shtetërore është e verbër. Sot në orën 14:00 në gjykatën e Apelit gjykatësja ‘Petra Sadushi’ burri i të cilës është i lidhur kokë e këmbë me klanin Xhafa dhe është komisari politik i partisë në drejtësi ka hedhur shortin e caktuar datën e gjykimit

Në vend të tërheqjes së menjëhershme nga procesi, ajo ka marrë përsipër të çojë më tej veprën kriminale të mafies shqiptare.

Të dashur qytetarë, reforma ka prodhuar një specie gjykatësish të cilët nuk ngurrojnë të shkruajnë ligjin e jo të bëjnë ligjin në sallat e gjyqit, si ‘Petra Sadushi’.

Unë jam sot këtu para jush për tu bërë thirrje gazetarëve të ndjekin këtë proces të turpshëm politik që ka fytyrën e bulën e mafies shtetërore shqiptare.

Për t’i bërë thirrje të përndjekurve politikë që u dënuan me gjyqet e diktaturës ta ndjekin këtë proces si dëshmi e rikthimit të proceseve staliniste në Shqipëri nga Rama.

Ju bëj thirrje mbarë qytetarëve të reagojnë ndaj këtij procesi. Jam këtu për të kërkuar ndjekjen penale të Ardi Veliut, të ish kryepolicit të Fierit Albert Nushi të oficerëve të turpshëm bashkëpunëtore në trafiqe të SHISH që manipulojnë e falsifikojnë prova, ndjekjen penale të Artan Gjermenit, të Petra Sadushit që në verbëri zbatojnë urdhra politikë.

Çështjen Salianji PD do e bëjë një çështje ndërkombëtare e nuk do pranojë kurrë që në Shqipëri të rikthehen proceset politike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN