MENU
klinika

Në prag të protestës së PD

Si u ulën çmimin e naftës me 22 lekë për 14 ditë?

01.07.2022 - 11:30

Bordi i Transparencës i mbledhur ditën e sotme ka ulur sërish çmimin e naftës, benzinës dhe gazit që tregohet me pakicë në vend.

Nafta ëshë ulur me plot gjashtë lekë për litër, benzina me shtatë lekë dhe gazi me dy lekë.

Ndonëse duket koiçidencë, çmimet e karburanteve po ulen çdo ditë e më shumë teksa afrohet protesta e shtatë korrikut të thirrur nga Partia Demokratike.

Ky fenomen ndërkohë nuk ndodh për herë të parë.

 

 

Protesta e përditshme e nisur rreth dy muaj më parë u shuajt ditë pas dite, pasi Bordi nisi të ulë çmimin e naftës, benzinës dhe gazit. E njëjta gjë ndodhi edhe një javë më parë kur teksa u thirr një protestë e shoqërisë civile, ajo u parapri nga një njoftim i beftë i Bordit për ta ulur çmimin e naftës.

Në 17 qershor, çmimi i naftës preku majën kur një litër me pakicë u shit për 265 lekë, benzina me 241 lekë dhe nafta me 81 lekë.

14 ditë më vonë, dhe gjashtë ditë para protestës së opozitës, nafta është ulur me plotë 22 lekë, benzina me 6 lekë dhe gazi me pesë lekë.

17 QERSHOR

Nafta-  265 lekë/litri

Benzina- 241 lekë/litri

Gazi-  86 lekë/litri

18 QERSHOR

Nafta- 261 lekë/litri

Benzina- 236 lekë/litri

Gazi- 86 lekë/litri

23 QERSHOR

Nafta- 258 lekë/litri

Benzina-  239 lekë/litri,

Gazi- 83 lekë/litri

28 QERSHOR

Nafta- 255 lekë/litri,

Benzina- 242 lekë/litri

Gazi- 83 lekë/litri

29 QERSHOR

Nafta- 249 lekë/litri

Benzina- 242 lekë/litri

Gazi- 83 lekë/litri

1 KORRIK

Nafta- 243 lekë/litri

Benzina- 235 lekë/litri

Gazi- 81 lekë/litri

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas vendimit të fundit të Bordit

Çmimet e naftës arrijnë rekordin

Ndryshon sërish çmimi i karburanteve

Ja sa do të shiten nafta e benzina nga ora 18:00