MENU
klinika

Sa lekë do të kushtojë një litër

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve

14.07.2022 - 18:27

Bordi i Transparencës ka vendosur të ndryshojë çmimin e karburanteve në tregjet shqiptarë. Kështu, në njoftimin e fundit bëhet e ditur se një litër naftë në tregun me pakicë do të kushtojë 240 lekë, ndërsa benzina 221 lekë për litër. Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 81 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Njoftimi i plote

Bordi i Transparencës në datë 14 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 240 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 228 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një ditë pas protestës

Ndryshojnë çmimet e karburanteve