MENU
klinika

Ja sesi

Botoksi ndihmon për të shpëtuar përgjithmonë nga djersitja

11.07.2022 - 10:48

Para së gjithash, të gjithë djersijmë dhe të gjithë e dimë se sado të fortë dhe cilësor ta kemi deodorantin, ai nuk arrin ta shmangë djersën e tepërt që shkakton trupi dhe ky mbetet problem i hapur.

Ekspertët, në fakt, propozojnë së fundi disa mundësi të cilat zgjidhin një herë e mirë situatën e djersës së tepërt. Nëse jeni duke kërkuar mënyra për të djersitur sa më pak të jetë e mundur, keni gjithsej tri mundësi: Botox, Miradry dhe antidjersët ekstreme.

Nga duhet t’ia filloni? Dermatologu Dhaval Bhanusali, M.D., vë në dukje dallimet mes këtyre tri trajtimeve.

1. Botox-i

Botox-i mund të injektohet në zonën e kraharorit për të lehtësuar djersitjen. “Botox-i punon duke bllokuar neurotransmetuesit që stimulojnë gjëndrat e djersës”,- thotë Bhanusali. Trajtimi është i përkohshëm dhe ju duhet ta përsëritni atë çdo katër muaj.

2. Trajtimi ‘Miradry’

Gjatë një trajtimi që njihet si “Miradry”, funksionon një energji termike (dhe e ftohtë në të njëjtën kohë), e cila “shkatërron me siguri” gjëndrat e djersës. Si fillim, vendi ku do të vendoset mjeti është përkohësisht i ngjyrosur në lëkurë. Pastaj, mjeku mban një pajisje që administron energjinë kundër zonës së sqetullave duke bërë lëvizje rrethore.

“Kjo zgjedhje tenton të jetë e përhershme për djersën e sqetullave”,- vijon më tej Bhanusali. “Shumë pacientë përpiqen fillimisht të provojnë eliminimin nga organet që djersijnë çdo ditë, edhe sepse duan të “shpëtojnë” një herë e përgjithmonë”. Megjithatë, “Miradry” mund të jetë një zgjidhje e dhimbshme. “Trajtimi zgjat 15-20 minuta dhe patjetër dhe, në shumë raste, mund të jetë edhe intensiv, por zakonisht injektohet anestetik lokalizues dhe forma të tilla si Pronox (gaz azoti), kështu që pacienti ka tendencë të ndihet në siklet minimal”.

3. Deodorantët ekstremë

Antidjersët ekstreme po bëhen gjithmonë e më shumë të disponueshme dhe po konsiderohen një zgjidhje e shpejtë. Bhanusali thotë se efektet anësore të këtyre produkteve përfshijnë acarim të lëkurës dhe thatësi, dhe nganjëherë edhe kruajtje (që sinjalizon zakonisht edhe alergji).

Dr. Sweat është një antidjersë që dermatologët kanë analizuar dhe kanë arritur në konkluzionin se mund të të mbrojë nga djersa më shumë se çdo deodorant tjetër (kushton vetëm 19 dollarë). Bhanusali e rekomandon si produkt të cilësisë së lartë. Ai tha se efektet e këtij produkti kanë zgjatur më shumë se çdo produkt tjetër që ai ka përdorur më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si ndryshon rutina e çdo vajze, dhe jo vetëm...

Kujdesi ndaj lëkurës në pranverë, mbroni nishanet!

Këto janë disa detaje që duhet t’i dini

Do të bëni Botox për herë të parë?


Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?

Ja 4 frutat e thata që ulin kolesterolin

Sekreti për një zemër të mirë qëndron në dietë!