MENU
klinika

Ministrja e Brendshme: Po shkatërrojnë familjet angleze

Britania e Madhe kthen në Shqipëri trafikantët e drogës

15.07.2022 - 17:37

Britania e Madhe ka kthyer mbrapsht për në Shqipëri 23 persona që janë marrë kryesisht me trafikimin e drogës të klasit A dhe B në këtë vend. Sipas njoftimit për shtyp të qeverisë britanike, 23 persona janë kthyer për në vendin tonë ditën e djeshme përmes fluturimit me charter.

Të 23 personat janë të dënuar me më shumë se 55 vite burg. Të kthyerit në Shqipëri përshijnë më shumë personat që janë marrë me trafikun e drogës. Njëri prej tyre rezulton në muajin e fundit i kapur dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për trafik droge. Një tjetër që ishte marrë po me trafik droge kishte hyrë ilegalisht në Angli përmes kamionit vitin e kaluar. Ai ka pranuar të kthehet vullnetarisht në Shqipëri. Një tjetër shtetas shqiptar i dënuar me pesë vjet e gjysmë burgim për trafik droge të klasit A së bashku me një tjetër i dënuar me 3 vjet e katër muaj burgim për kultivim dhe prodhim droge të klasit B. Emrat e 23 personave nuk bëhen të ditur nga qeveria angleze, por sipas ministres së Brendshme të Britanisë së Madhe Priti Patel të gjithë të kthyerit janë përgjegjës për vepra kriminale që kanë shkatërruar jetën e shumë anglezëve.

“Këta kriminelë janë përgjegjës për veprat e trafikut të drogës, të cilat shkatërrojnë jetë, familje dhe komunitete. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona, duke shkaktuar pasoja të rënda tek shumë njerëz. Britanikët nuk duhet të kenë asnjë dyshim për vendosmërinë e qeverisë për t’i bërë rrugët tona më të sigurta. Akti ynë i ri për kombësinë dhe kufijtë do të ndihmojë në përfundimin e ciklit të pretendimeve dhe apelimeve të minutës së fundit. Ne po vazhdojmë të largojmë kriminelët e huaj dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu”, është shprehur Patel.

Kthimi i 23 shqiptarëve është pjesë e planit të largimit të personave që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe. Gjatë javëve të fundit, janë larguar me forcë shumë persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv.ministri sqaron marrëveshjen te “Siguria”

A do të kthehet Shqipëria në një kamp refugjatësh?

Daily Mail: Kush e informoi The Sun?

“Shqipëria, strehë për të paligjshmit”


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!