MENU
klinika

Sara nxjerr foto nga spitali

Çfarë ndodhi? Ledri Vula përfundon në spital

01.07.2022 - 10:33

Një postim i pak momenteve më parë në Instagram i Sara Hoxhës ka shqetësuar fansat e reperit Ledri Vula. Në foton e Instastory shihet krahu i artistit, lehtësisht e dallueshëm nga tatuazhet e tij, i lidhur me vigonin e një serumi.

Vetë Sara nuk ka bërë me dije pse i është dashur Ledrit të marrë trajtim mjekësor, ndërsa bashkangjitur me foton shkruan vetëm “Duke u bërë më mirë.” Ajo që është e sigurtë është se Sara është dhe do të jetë gjithmonë aty për t’i shtrënguar dorën, edhe në ditët më të vështira.

Ditën e djeshme çifti u pa nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj, me siguri do jenë të ftuar në emisionin e tyre, megjithatë nga ana Ledrit nuk ka pasur asnjë të dhënë apo informacion se ka pasur ndonjë problem shëndetësor.

Megjithatë i urojmë reperit shërim të shpejtë dhe shpresojmë mos jetë asgjë serioze se na duhet më në formë se kurrë për verën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sara Hoxha na tregon kuptimin e veçantë

Çfarë fshihet pas emrit Poem Blu?